Betonues dhe të tjerë që lidhen me tobetonibetoni

Gurgdhendësi, prerësi i gurit dhe skalitësi punon me blloqe dhe pllaka guri apo mermeri, me vegla dore apo makineri të përshtatshme. Ai pret, u jep formë dhe finalizon gurët për ndërtim, për zbukurim ose për mirëmbajtjen e strukturave, mureve dhe monumenteve prej guri, apo për qëllime të tjera të ngjashme. Ai modelon, skicon, ndërton dhe gdhend figura në gur, mermer etj. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme ndërtimi, restaurimi, shërbime mirëmbajtjeje dhe të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Njihen me objektin
  • Zbërthejnë projektin e dhënë
  • Konsultohen me kolegët për porositë e marra nga klientët dhe për mbarëvajtjen e punës
  • Bëjnë përllogaritje të thjeshta të kostos
  • Përzgjedhin bazën materiale sipas projektit
  • Bëjnë ndarjen e detyrave
  • Përzgjedhin veglat dhe pajisjet e punës
loading...
Loading...