loading...
Punonjës shitje në pika furnizimi me karburant shesin karburant, lubrifikues dhe pjesë të tjera për makina si edhe ofrojnë shërbime të tilla si mbushjen e serbatorit me karburant, pastrimin e pjesëve të ndotura, mbushjen me vaj si edhe riparime të tjera të vogla si ndërrimi i llambave të ndriçimit, fryrja dhe ndërrimi i gomave etj.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Mbushin depozitën e makinave me karburant sipas kërkesës së klientit
- Kontrollojnë nivelin e presionit të ajrit në goma, kontrollojnë nivelin e vajit dhe nivelet e lëngjeve të tjera
- Sipas kërkesës, pastrojnë apo fshijnë xhamat e makinave në të gjitha anët
- Kryejnë riparime të vogla si zëvendësimin e gomave, ndriçuesit apo fshirëset e xhamit
- Administrojnë pagesat që realizohen prej shitjes së sendeve që kërkojnë klientët
- Mbikëqyrin gjendjen e mallit dhe përgatitin raportime mbi sasinë e karburantit, vajit të makinës, pjesëve të këmbimit dhe sendeve të tjera që shiten sipas kërkesës së klientit
- Kontrollojnë nivelin e presionit të ajrit në gomat e makinave, nivelin e vajit, nivelin e ujit në radiator, gjendjen e baterisë dhe i plotësojnë ato sipas kërkesave
- Pastrojnë vendqëndrimet e makinave, zyrat dhe ambientet e tjera funksionale në pika furnizimi me karburant