Profesionistë shitjesh të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit

Specialisti/ja i/e shitjeve të TIK kryen shitje me shumicë dhe pakicë të një sërë pajisjesh kompjuterike, softuerë, mallra dhe shërbime të tjera të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, duke përfshirë instalimet dhe informacione të specializuara siç kërkohet. Ai/Ajo jep këshilla teknike ndaj klientëve mbi gjithë aspektet e instalimit dhe përdorimit të sistemeve dhe rrjeteve kompjuterike, para dhe pas shitjes, mbi veçoritë e softuerit dhe mundësitë e aplikimit të tyre për të asistuar në një shumëllojshmëri kontekstesh, si kontabilitet, prodhim ose fusha të tjera të specializuara. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh shitjeje të TIK, në panaire e ekspozita të ndryshme etj. apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Përditësojnë njohuritë në lidhje me zhvillimet e reja teknike në industri
  • Përdorin njohuritë teknike mbi produktet për të kuptuar nevojat dhe kërkesat e ndryshme të klientëve dhe nevojat specifike të bizneseve
  • Sigurojnë cilësi të mirë shërbimi duke zhvilluar njohuri të detajuara të specifikimeve teknike dhe njohuri të tjera të proceseve dhe sistemeve të fushës së TIK
  • Kryejnë identifikimin dhe zhvillimin e bizneseve të reja dhe nevojave të tyre për përdorime të pajisjeve dhe sistemeve të TIK
  • Kryejnë përgatitjen e prezantimeve dhe demonstrimeve për klientët në mënyre të saktë dhe konfidenciale
  • Promovojnë produktet duke shkruar dhe dizajnuar literaturë shitjesh dhe duke ndjekur evente të industrisë
  • Informohen mbi ndryshimin e vazhdueshëm të sistemeve softuer dhe harduer dhe pajisjeve periferike

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...