Zhvillues dhe analistë të tjerë të aplikacioneve dhe të softuerit

Zhvillues dhe analistët e tjerë të aplikacioneve dhe softuerit nuk përfshihen te grupi “Analistë dhe zhvillues të softuerit dhe aplikacioneve”. Këtu përfshihen profesionistë të specializuar në testimin e softuerit, testimin e sistemit, analistë të sigurimit të cilësisë. Zhvillues dhe analistë të tjerë të aplikacioneve dhe softuerit hartojnë plane për testimin e softuerit, instalojnë softuerin dhe kryejnë konfigurimet e tyre, si dhe ekzekutojnë testimet e aplikacioneve softuer dhe të sistemeve të informacionit dhe telekomunikacionit. Ata analizojnë rezultatet e testimeve të aplikacioneve softuer dhe të sistemeve të informacionit dhe telekomunikacionit duke bërë dhe dokumentimin e rezultateve të testimeve. Ata mund të punësohen në kompani të shërbimeve të TIK apo të vetëpunësohen.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Hartojnë plane për testimin e softuerit
  • Instalojnë softuerin
  • Kryejnë konfigurimet e softuerit
  • Përgatitin mjedisin për ekzekutimin e aplikacioneve bashkë me konfigurimet e nevojshme për funksionimin e tyre
  • Verifikojnë funksionimin e programeve sipas kërkesave të përdoruesit dhe sipas rregullave e udhëzimeve të caktuara
loading...
Loading...