loading...
Asistentët e tjerë të shëndetit të paklasifikuar diku tjetër ushtrojnë njohuritë e tyre në kujdesin, parandalimin dhe trajtimin e dëmtimeve dhe sëmundjeve në sistemin skeletor të njeriut. Ata këshillojnë dhe promovojnë pacientët në mirëmbajtjen e skeletit të trupit, muskujve, ligamenteve dhe tendinave për të pasur një mirëqenie dhe shëndet të përgjithshëm të trupit.
Niveli i aftesise:
Kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Marrin informacion të detajuar të historikut shëndetësor të pacientit duke përfshirë këtu shëndetin në përgjithësi, simptoma të veçanta, si edhe detaje të tjera
- Ekzaminojnë qëndrimin dhe posturën e përgjithshme të pacientit dhe kontrollojnë për tensionim të muskujve ose probleme të ligamenteve duke i kërkuar pacientit të kryejë veprime të caktuara
- Kryejnë ekzaminime fizike duke përdorur ndjeshmërinë e prekjes për të identifikuar pika të dobëta ose të dëmtuara të trupit të pacientit
- Kryejnë ekzaminime fizike duke përdorur ndjeshmërinë e prekjes për të identifikuar pika të dobëta ose të dëmtuara të trupit të pacientit
- Planifikojnë trajtimin e pacientit në dakortësi me të dhe e zbatojnë atë nëpërmjet teknikave specifike
- Japin rekomandime për dietën ushqimore, qëndrimin dhe ushtrimet fizike
- Rekomandojnë pacientët për vizita tek specialistë të tjerë nëse është e nevojshme
- Këshillojnë dhe instruktojnë pacientët për ushtrime rehabilituese me qëllim rikuperimin afatgjatë dhe për teknika që sigurojnë shëndetin e mirë e të vazhdueshëm