loading...
Asistenti dhe tekniku i fizioterapisë kryen shërbime dhe trajtime fizioterapie për pacientët të cilët kanë pësuar dëmtime në gjymtyrët e lëvizshëm ose kur këto gjymtyrë kërcënohen nga ndonjë sëmundje apo çrregullim i mundshëm. Ai zbaton planin e terapisë të përcaktuar nga mjeku fiziatër. Ai mund të punësohet në spital shtetëror ose privat, në klinika private dhe qendra estetike.
Niveli i aftesise:
Kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Organizojnë punën sipas listës së pacientëve për tu trajtuar
- Zbatojnë planin e trajtimit të pacientit të përcaktuar nga ftiziatri
- Kryejnë terapi me anë të masazheve fizioterapike
- Instruktojnë, këshillojnë dhe mbikëqyrin pacientin mbi teknikat e ushtrimeve dhe praktikave të ndryshme që përfshin terapia
- Kujdesen për mirëqenien psikike dhe psikologjike të pacientit gjatë terapisë duke përdorur teknika motivimi
- Monitorojnë dhe mbajnë nën kontroll ecurinë e pacientit