Postier, hamall etj

Postieri, hamalli, etj... shpërndan pako duke ecur në këmbë, me biçikletë, motoçikletë, automobil, apo me mjet publik; transporton bagazhe, shpërndan mesazhe, njoftime, lajmërime apo sende të tjera brenda një institucioni ose midis institucioneve, si edhe për familjet apo gjetkë. Ai kryen transportin e bagazheve për në hotele, stacione treni apo në drejtim të aeroporteve.

Niveli i aftesise: Jo i kualifikuar

Detyrat

  • Dërgojnë mesazhe, paketa dhe sende të tjera brenda një institucioni ose në mes të institucioneve, apo diku tjetër
  • Kryejnë detyra të një korrieri postar
  • Dërgojnë dhe marrin mallra të ndryshme prej ndërmarrjeve, dyqaneve, familjeve dhe vendeve të tjera
  • Kryejnë dorëzimin e bagazheve në hotele, stacione, aeroporte dhe vende të tjera
  • Planifikojnë dhe ndjekin rrugën më efikase për në destinacion
  • Ndajnë artikuj që dorëzohen sipas rrugës që do të shpërndahen
loading...
Loading...