Përgjegjës ndërtimi

Përgjegjësit e ndërtimit sigurojnë mbarëvajtjen e proceseve të punës në ndërtim. Ata planifikojnë, organizojnë, mbikëqyrin dhe kontrollojnë punën e përditshme në lidhje me personelin, zbërthimin e projektit apo ndjekjen e zbatimit të tij në objekt, pajisjet e makineritë, bazën materiale, llogaritjen e kostos apo kohës së punës etj. Përgjegjësit e ndërtimit përgatitin dokumentacione apo raporte të ndryshme dhe bashkëpunojnë me punëtorët e ndërtimit, inxhinierë apo dhe drejtues të tjerë teknik. Ata orientojnë, udhëzojnë të tjerët për procese të ndryshme të punës dhe bëjnë dorëzimin e punimeve të kryera duke e dokumentuar atë. Ata mund të punësohen në kompani të shërbimeve të ndërtimit, të mirëmbajtjes së ndërtesave apo të vetëpunësohen.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Marrin detyrat ditore nga inxhinieri i zbatimit për procese të ndryshme në ndërtim apo mirëmbajtje ndërtesash
  • Kryejnë matjet e nevojshme në objekt
  • Planifikojnë punën e përditshme në lidhje me projektin, personelin e nevojshëm, pajisjet e makineritë, bazën materiale etj.
  • Organizojnë proceset e punës, duke identifikuar hapat dhe burimet e nevojshme për to
  • Bëjnë ndarjen e specialistëve dhe punëtorëve sipas procesit të punës së ndërtimit apo të mirëmbajtjes së ndërtesave
  • Përzgjedhin makineritë dhe pajisjet e duhura për proceset e ndryshme të punës
loading...
Loading...