loading...
Drejtuesit në ndërtim planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë zbatimin e projekteve të inxhinierisë civile, ndërtesave dhe banesave, qoftë si drejtues i një departamenti, një kompanie dhe apo një organizate që nuk ka nivele hierarkike manaxhimi. Ata mbikëqyrin punën e personelit dhe kujdesen për përfundimin e operacionit të ndërtimit në afatin e duhur, në cilësinë e kërkuar dhe brenda buxhetit të planifikuar.
Niveli i aftesise:
Kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Interpretojnë projektin arkitektonik dhe specifikimet e tij në bashkëpunim me inxhinierët apo specialistët e tjerë të përfshirë
- Koordinojnë burimet e prodhimit, shpërndarjen e materialeve, impianteve apo pajisjeve
- Negociojnë me pronarët e ndërtesës, zhvilluesit e pronës dhe nënkontraktorët e përfshirë në procesin e ndërtimit, për të garantuar që projekti të përfundojë në kohë dhe brenda buxhetit të përcaktuar
- Drejtojnë prokurimet, përgatisin tendera dhe thirrje për kontraktime
- Operojnë dhe zbatojnë programet e koordinuara të punës në vendet e ndërtimit
- Sigurojnë zbatimin e kuadrit ligjor për ndërtimin dhe standardet e performancës, cilësisë, kostos dhe sigurisë në punë
- Zbatojnë kufizimet e vendosura nga planet urbanistike të autoriteteve lokale
- Nënshkruajnë kontrata për shërbime të specializuara ndërtuese
- Koordinojnë inspektimet e ndërtimit nga autoritetet relevante
- Autorizojnë përdorimin e burimeve financiare dhe njerëzore me qëllim zbatimin e politikave të shoqërisë dhe arritjen e rezultateve
- Mbikëqyrin rekrutimin, përzgjedhjen, trajnimin dhe performancën e personelit, si dhe nënkontraktorëve