loading...
Montuesi dhe riparuesi i avionëve dhe lokomotivave, kontrollon, monton, riparon dhe i bën shërbime motorëve dhe trupit të avionëve dhe lokomotivave. Këto kontrolle dhe shërbime bëhen sipas teknologjive të riparimit për sistemet hidraulike dhe pneumatike, për pjesët e lëvizshme mekanike, lidhjet elektrike, sistemin e ajrimit, sistemin e frenimit, sistemin e hermetizimit, etj.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Inspektojnë për ndonjë defekt, krisje, apo rrjedhje fluide, etj. në avionë apo në lokomotiva
- Kontrollojnë avionë dhe lokomotiva për të identifikuar elementë që mund të funksionojnë jo mirë apo keq
- Rregullojnë, drejtojnë dhe kalibrojnë pjesë të avionëve dhe lokomotivave duke përdorur vegla dore pune, aparate matëse, etj.
- Informojnë për pjesët e riparuara tek drejtuesi dhe përgjegjësi i mekanikës
- Përdorin, ruajnë dhe magazinojnë në mënyrë të sigurt dhe të duhur, mjetet dhe pajisjet e marra në dorëzim nga kompania
- Çmontojnë, montojnë, kontrollojnë me sy dhe me aparatura dhe bëjnë shërbime për motorët e avionëve dhe lokomotivave sipas instruksioneve
- Zëvendësojnë pjesë të motorit ose të gjithë motorin kur është e nevojshme
- Bëjnë kontroll të detajuar dhe inspektojnë pjesët përbërëse të avionit dhe të lokomotivës, të trupit të avionit duke përfshirë edhe sistemin e uljes, sistemin hidraulik si edhe sistemin kundra ngrirjes, sipas teknologjisë së riparimit
- Mirëmbajnë, riparojnë, modifikojnë dhe testojnë sistemet strukturore, mekanike dhe hidraulike të avionëve dhe lokomotivave
- Mirëmbajnë dhe riparojnë grupe pajisjesh funksionale apo pjesë të tilla si krahët, trupin e avionit, mekanizmin e lëshimit dhe mbledhjes së kavos, njësitë hidraulike, sistemet e oksigjenimit, sistemet e furnizimit me karburant, sistemet elektrike, rondelet dhe pjesët e mbylljes dhe përputhjes së plotë