loading...
Kultivuesi i perimeve dhe bimëve të arave kryen veprime të nevojshme për kultivimin dhe korrjen e drithërave të llojeve të ndryshme si; gruri, misri, thekra dhe drithëra të tjera apo kultivimin e perimeve, të bimëve mjekësore dhe bimë tjera të arave si; orizi, panxhari, kallam sheqeri, duhani, patatet, lakrat, karotat, etj. për shitje apo përdorime vetjake. Ai mund të punësohet në kompani, ferma të ndryshme të prodhimeve bujqësore apo të vetëpunësohet.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Monitorojnë aktivitetet dhe kushtet, përcaktojnë llojet dhe sasitë e kulturave që do të mbillen dhe planifikojnë koordinimin e prodhimit mbi këtë bazë
- Realizojnë studimin fiziko-kimik të tokës me specialistë të fushës përkatëse
- Bëjnë përcaktimin e bimëve dhe varieteteve të tyre sipas cilësive të fushës që do të mbillet
- Përzgjedhin farat ose fidanët për mbjellje
- Blejnë farat, pesticidet dhe plehrat
- Marrin me qira ose bëjnë investime për përmirësimin e tokës, ndërtesave, kafshëve të punës, pajisjeve dhe makinerive
- Kryejnë punimin paraprak (qilizmë) të tokës për mbjellje
- Bëjnë nivelimin e sipërfaqes së tokës
- Realizojnë punimin e tokës me plug
- Realizojnë diskimin apo frezimin e tokës pas plugimit
- Bëjnë plehërimin bazë (organik ose kimik)