loading...
Drejtuesit e prodhimi në bujqësi dhe pyje planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë prodhimin në kompani apo organizata të mëdha në fushën e bujqësisë, të hortikulturës dhe të pylltarisë. Ata drejtojnë veprimtaritë prodhuese të cilat përfshijnë rritjen dhe korrjen e kulturave bujqësore, rritjen, mbarështimin dhe kujdesin ndaj bagëtive, shpendëve, etj.
Niveli i aftesise:
Kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Monitorojnë veprimtarinë e tregut bujqësor dhe të pylltarisë, si dhe planifikojnë prodhimin për të përmbushur kërkesat e kontratës dhe kërkesat e tregut
- Përcaktojnë dhe menaxhojnë buxhetet
- Negociojnë me blerësit për shitjen produkteve bujqësore dhe blegtorale
- Lidhin kontrata me fermerë apo pronarë të tjerë të pavarur për prodhimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale ose për manaxhimin e prodhimit
- Planifikojnë llojin, intensitetin dhe sekuencën e operacioneve të fermës (p.sh përcaktimin e momentit më të mirë për mbjellje, spërkatje apo korrje)
- Analizojnë tokën për të përcaktuar llojet dhe sasitë e plehrave të nevojshme për të maksimizuar prodhimin
- Mbikëqyrin blerjen e makinerive, pajisjeve dhe furnizimeve të tilla si traktorë, farë, plehra, etj.
- Identifikojnë dhe kontrollojnë toksinat mjedisore bujqësore dhe pyjore, barërat e këqija, dëmtuesit dhe sëmundje të ndryshme
- Organizojnë veprimtari bujqësore të tilla si mirëmbajtjen e ndërtesave, sistemeve të furnizimit me ujë dhe pajisjeve
- Drejtojnë dhe koordinojnë veprimtari të tilla si mbjelljen, ujitjen, plehërimin, korrjen dhe ruajtjen
- Inspektojnë plantacione dhe fusha për të përcaktuar datat e maturimit të bimëve ose për të vlerësuar dëmin potencial të kulturës bujqësore nga moti
- Mbikëqyrjen e përzgjedhjen, trajnimin dhe performancën e punonjësve dhe kontraktorëve të bujqësisë dhe pylltarisë.