Inxhinierë elektrikë

Inxhinierët civilë kryejnë studime, këshillojë, dizajnojnë dhe drejtojnë ndërtimet. Manaxhojnë punimet dhe mirëmbajtjen e strukturave inxhinierike civile. Studiojnë dhe këshillojnë mbi aspektet teknologjike të materialeve të veçanta.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë studime dhe zhvillojnë teori dhe metoda të reja ose të përmirësuara që lidhen me inxhinierinë civile
  • Këshillojnë mbi ose dizajnojnë struktura të tilla si: ura, diga, doke, rrugë, aeroporte, hekurudha, kanale, tubacione, sisteme të manaxhimit të mbetjeve, apo kontrollit të përmbytjeve dhe ndërtesa të tjera industriale dhe komplekse të mëdha
  • Përcaktojnë metodat specifike të ndërtimit, materialet dhe standardin e cilësisë së tyre, si dhe drejtojnë punën në ndërtim
  • Krijojnë sisteme të kontrollit për të siguruar funksionimin efecient të strukturave, sigurinë në punë dhe mbrojtjen e mjedisit
  • Organizojnë dhe drejtojnë mirëmbajtjen dhe riparimet në strukturat ekzistuese të inxhinierisë civile
  • Analizojnë sjelljen e tokës dhe shkëmbit kur vendoset nën presion nga strukturat e propozuara dhe projektojnë themelet strukturore të objekteve
  • Analizojnë stabilitetin e strukturave dhe testojnë sjelljen dhe qëndrueshmërinë e materialeve të përdorura në ndërtimin e tyre
loading...
Loading...