Gjeologë dhegjeofizikanë uji

Gjeologu/ja dhe gjeofizikani/ja kryen kërkime, përmirëson ose zhvillon koncepte, teori dhe metoda operative, si dhe aplikon njohuri shkencore në lidhje me gjeologjinë dhe gjeofizikën në fusha të tilla si kërkimi dhe shfrytëzimi i ujit, i naftës, gazit dhe mineraleve, inxhinierisë civile, të telekomunikacionit dhe të lundrimit. Ai/ajo aplikon njohuri shkencore mbi vlerësimin dhe zvogëlimin e efekteve të projekteve të zhvillimit dhe depozitimit të mbetjeve në mjedis. Ai/Ajo interpreton të dhënat kërkimore të fushës dhe përgatit e raporte gjeologjike, harta, grafikë, diagrama, materiale statistikore dhe artikuj të tjerë, si dhe përdor programe të ndryshme për të hetuar dhe për të matur forcat sizmike, gravitacionale, elektrike, termike dhe magnetike që ndikojnë në tokë dhe në hapësirën ujore. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione të ndryshme që ofrojnë shërbime të gjeologjisë dhe gjeofizikës, kompani të kërkimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve dhe minierave, kompani konsultimi gjeologjikë, gjeofizikë, firma inxhinierike, në institucione private apo publike, institucionet arsimore ose mund të vetë-punësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë kërkime për përmirësimin apo zhvillimin e koncepteve, teorive dhe metodave operative që lidhen me gjeologjinë dhe gjeofizikën
  • Studiojnë përbërjen dhe strukturën e kores së Tokës
  • Ekzaminojnë gurët, mineralet, fosilet dhe materiale të tjera, për të përcaktuar proceset që ndikojnë në zhvillimin e Tokës, gjurmët e evolucionit të së shkuarës, natyrën dhe kronologjinë e formacioneve gjeologjike dhe për të vlerësuar aplikimet e tyre komerciale
  • Interpretojnë të dhënat kërkimore të fushës
  • Përgatitin raporte gjeologjike, harta, grafikë, diagrama, materiale statistikore dhe artikuj të tjerë
  • Aplikojnë njohuritë gjeologjike në identifikimin dhe adresimin e problemeve të hasura në projekte të inxhinierisë civile si: në ndërtimin e digave, urave, tuneleve, ndërtesave të mëdha, si dhe në projekte për bonifikimin e tokave
  • Përdorin programe të ndryshme për të hetuar dhe për të matur forcat sizmike, gravitacionale, elektrike, termike dhe magnetike që ndikojnë në Tokë
  • Vlerësojnë peshën, madhësinë dhe masën e Tokës, si dhe përbërjen e strukturën e brendshme të saj
  • Studiojnë natyrën, aktivitetin dhe gjendjen e vullkaneve, akullnajave dhe tërmeteve
  • Skicojnë harta të fushës magnetike të Tokës
  • Aplikojnë skica dhe harta të fushës magnetike të Tokës dhe të dhëna të tjera të mbledhura për transmetim, lundrim dhe qëllime të tjera
  • Matin dhe studiojnë vetitë fizike të hapësirave ujore dhe atmosferës dhe ndërveprimet midis tyre, si p.sh. shkëmbimin e energjisë termike

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...