loading...
Drejtuesit në minierë planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë aktivitetet e prodhimit në minierë, përfshi gjithë operacionet e nxjerrjes së mineraleve, naftës e gazit. Ata vlerësojnë eficiencën e prodhimit dhe sugjerojnë hapjen e burimeve të reja, si dhe blerje impiantesh e pajisjesh. Zbatojnë politika me impakt sa më të vogël në ndotjen e mjedisit.
Niveli i aftesise:
Kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Vendosin kuotat e prodhimit në bashkëpunim me manaxherët e tjerë dhe/apo aksionerët
- Planifikojnë vendet ku do bëhen gërmimet dhe zhvillojnë politika për ndarjen e materialeve të lëndës së parë nga pjesa tjetër
- Planifikojnë detaje të aktiviteteve të prodhimit në termat e sasisë, cilësisë së produktit, kostos, kohës së nevojshme dhe kërkesat për personel
- Planifikojnë nevojat për personel, të pajisje dhe teknologjitë që do përdoren
- Përcaktojnë dhe manaxhojnë buxhetet, monitorojnë prodhimin dhe kostot, si dhe rregullojnë proceset dhe burimet për të minimizuar shpenzimet
- Mbikëqyrin procesin e blerjes dhe pajisjes së impianteve dhe pajisjeve të reja
- Kontrollojnë përgatitjen e të dhënave dhe raportimeve për produktin
- Monitorojnë zbatimin e rregulloreve të shëndetit dhe sigurisë në punë së punëtorëve
- Bëjnë kërkime dhe ideojnë rregullore, kërkesa statutore që kanë të bëjnë me veprimtaritë e nxjerrjes së mineraleve dhe të mbrojtjes së mjedisit
- Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit me të cilin punojnë