Drejtues të shërbimeve të kujdesit për të moshuar

Drejtuesit e shërbimeve të kujdesit për të moshuar drejtojnë dhe koordinojnë shërbimet e ofruara nga qendrat rezidenciale për trajtimin e të moshuarve. Në këto qendra ofrohen shërbime ndaj individëve për shkak të kushteve të pavarura prej tyre, siç mund të jetë mosha e thyer, mospasja e familjes, mospasja e një strehe apo çdo shkak tjetër që e bën të pamundur që ata të kujdesen për veten.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Sigurojnë drejtimin e përgjithshëm të institucionit, qendrës apo organizatës që merret me ofrimin e shërbimeve ndaj të moshuarve
  • Zhvillojnë dhe monitorojnë programe të cilat kanë për qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj të moshuarve
  • Përcaktojnë objektivat, nxjerrin urdhra dhe vendosin rregulla në institucionin që drejtojnë
  • Drejtojnë procesin e rekrutimit, përzgjedhjes, pranimit dhe trajnimit të personelit
  • Drejtojnë procesin e rekrutimit, përzgjedhjes dhe trajnimit të personelit
  • Drejtojnë procese të tilla si, planifikimi i buxhetit, hartimi i raporteve në lidhje me veprimtarinë e institucionit, kryerjen e shpenzimeve dhe arritjen e objektivave
  • Përcaktojnë objektivat, nxjerrin urdhra dhe vendosin rregulla në institucionin që drejtojnë
  • Organizojnë trajnime për punonjësit me qëllim për të rritur aftësitë e tyre profesionale
  • Konsultohen me organet qeveritare në lidhje me marrjen e masave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe të mirëqenies
  • Përfaqësojnë institucionin në marrëdhënie me institucione të tjera shtetërore si dhe në negociata dhe diskutime, seminare profesionale

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...