Mjekë të përgjithshëm

Mjeku/ja e përgjithshme diagnostikon, trajton dhe parandalon sëmundje, dëmtime, plagosje dhe lloje të tjera dëmtimesh fizike ose mendore, shëndetin e përgjithshëm të njerëzve duke aplikuar principe dhe procedura të mjekësisë moderne. Ai/Ajo urdhëron kryerjen e testeve të ndryshme laboratorike dhe procedura të tjera diagnostikuese për të përcaktuar dhe vlerësuar shëndetin fizik dhe mendor, natyrën e çrregullimeve ose të sëmundjes, duke u konsultuar me mjekë dhe specialistë të tjerë mjekësore, kryen përshkrimin, administrimin, këshillimin dhe monitorimin e trajtimeve kuruese dhe masave parandaluese, si dhe orienton pacientin për shërbime të tjera të specializuara. Ai/Ajo mund të punësohet në qendra spitalore, shëndetësore, në universitete, institucione shtetërore, institucione të tjera që aplikojnë shërbime shëndetësore apo të vetë-punësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Kryejnë ekzaminim fizik të pacientit për të përcaktuar gjendjen shëndetësore
  • Marrin në pyetje pacientin dhe familjarë për të mësuar më tepër rreth historisë së sëmundjes dhe për të përcaktuar gjendjen shëndetësore
  • Urdhërojnë kryerjen e teste të ndryshme laboratorike, rreze-X dhe procedura të tjera diagnostikuese për të përcaktuar natyrën e çrregullimeve ose të sëmundjes
  • Konsultohen me mjekë dhe specialistë të tjerë mjekësore për të vlerësuar shëndetin fizik dhe mendor të pacientëve
  • Kryejnë përshkrimin, administrimin, këshillimin dhe monitorimin e trajtimeve kuruese dhe masave parandaluese
  • Orientojnë pacientët për kryerjen e vaksinimeve për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve
  • Japin kujdes të vazhdueshëm mjekësor për pacientët
  • Orientojnë pacientin për shërbime të tjera të specializuara si: ndërhyrje kirurgjikale dhe procedura të tjera klinike
  • Këshillojnë individët, familjet dhe komunitetet mbi shëndetin, ushqimin dhe stilin e jetesës që ndihmojnë në parandalimin ose trajtimin e çrregullimeve ose sëmundjeve
  • Japin referenca pacientëve dhe familjeve për kujdes të specializuar në spitale, qendra rehabilitimi ose lloje të tjera qendrash të kujdesit shëndetësor
  • Kryejnë identifikimin, manaxhimin dhe dhënien e informacionit dhe kujdesit para, gjatë dhe pas shtatzënisë

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...