loading...
Drejtuesit e shërbimeve të kujdesit për fëmijë janë përgjegjësit kryesorë për sigurinë, kujdesin dhe aktivitetin e fëmijëve parashkollor, si dhe gjatë qëndrimit në qendrat që ofrojnë shërbime të kujdesit ditor ose gjatë çdo aktiviteti tjetër ku marrin pjesë fëmijët dhe nuk janë nën kujdesin e prindërve.
Niveli i aftesise:
Kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Zhvillojnë dhe zbatojnë programe të ndryshme për fëmijët më qëllim zhvillimin e tyre fizik, social, emocional dhe intelektual
- Përcaktojnë dhe monitorojnë buxhetet, mundësojnë përthithjen e fondeve dhe përdorimin e tyre duke siguruar furnizime, materiale e pajisje, paga për personelin, si dhe çdo gjë tjetër në funksion të aktivitetit
- Drejtojnë dhe mbikëqyrin edukatorët dhe kujdestarët e fëmijëve të cilët kujdesen posaçërisht për fëmijët gjatë qëndrimit në qendrat e kujdesit
- Kujdesen për organizimin e brendshëm të qendrës
- Kujdesen që ambientet ku ofrohen shërbimet të plotësojnë kriteret e sigurisë për fëmijët, personelin dhe vizitorët e ndryshëm, si dhe të sigurohen që të plotësohen kërkesat e kuadrit ligjor në fuqi
- Kujdesen për organizimin e brendshëm të qendrës
- Monitorojnë progresin e fëmijëve gjatë kohës së qëndrimit në qendër dhe mbajnë të informuar prindërit në lidhje me këtë
- Koordinojnë realizimin e veprimtarisë së qendrës/ njësisë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.