Instruktori/ja në palestra, qendra çlodhëse e argëtuese dhe drejtues programesh aerobike kryen planifikimin, organizimin, drejtimin, monitorimin dhe vlerësimin e drejtpërdrejtë të programeve dhe veprimtarive zbavitëse, rekreative, argëtuese dhe çlodhëse në ambiente të hapura apo palestra sportive. Ai/Ajo udhëzon grupe dhe individë, duke treguar dhe mësuar lëvizjet e trupit, në programet argëtuese, çlodhëse, rekreative dhe aktivitete të ngjashme të kohës së lirë, përdorimin e pajisjeve duke siguruar zbatimin procedurave, rregullave dhe rregulloreve të sigurisë. Ai/Ajo mund të punësohet qendrat e komunitetit, qendra dhe klubet sportive, palestër, qendra rekreative, institucione të rehabilitimit fizik, departamente qeveritare, bizneset private, shoqatat e turizmit dhe institucione të ngjashme, organizata profesionale dhe amatore ose të vetë-punësohet.
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Planifikojnë zhvillimin dhe implementimin seancave të trajnimit dhe aktiviteteve rekreative, argëtuese dhe çlodhëse
- Udhëzojnë grupe dhe individë për teknika dhe aktivitete rekreative, argëtuese dhe çlodhëse në ambiente të hapura apo palestra sportive
- Demonstrojnë teknika dhe aktiviteteve rekreative, argëtuese dhe çlodhëse në ambiente të hapura apo palestra sportive
- Udhëzojnë grupe dhe individë, duke treguar dhe mësuar lëvizjet e trupit, në programet argëtuese, çlodhëse, rekreative dhe aktivitete të ngjashme të kohës së lirë
- Udhëzojnë përdorimin e pajisjeve argëtuese, çlodhëse, rekreative
- Shpjegojnë zbatimin procedurave, rregullave dhe rregulloreve të sigurisë