Drejtues i shërbimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit

Drejtuesit e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë blerjen, zhvillimin, zbatimin dhe përdorimin e sistemeve kompjuterike dhe telekomunikacionit, qoftë si drejtues i një departamenti, një kompanie dhe apo një organizate që nuk ka nivele hierarkike manaxhimi.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Komunikojnë me përdoruesit, manaxherët, shitësit dhe teknicienët për nevojat e aksesit për kompjuterë apo sisteme kompjuterike dhe specifikojnë teknologjinë që përmbush këto nevoja
  • Formulojnë dhe drejtojnë strategji, plane dhe politika për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (siç njihet TIK)
  • Drejtojnë përzgjedhjen dhe instalimin e burimeve TIK dhe përgatisin ose shpjegojnë manualin e trajnimit të përdoruesit
  • Drejtojnë operacionet TIK, analizojnë fluksin e punës, vendosin prioritetet, zhvillojnë standardet dhe përcaktojnë afatet e këtyre operacioneve
  • Mbikëqyrin sigurinë e sistemeve TIK
  • Nënshkruajnë, rishikojnë, menaxhojnë dhe drejtojnë punën e analistëve të sistemit, programuesve dhe punonjësve të tjerë që kanë lidhje me kompjuterët
  • Vlerësojnë përdorimin e teknologjisë së informacionit për organizatën dhe nevojat për përmirësime, përditësime të harduerëve dhe softuerëve
  • Autorizojnë përdorimin e burimeve financiare dhe njerëzore me qëllim zbatimin e politikave të shoqërisë dhe arritjen e rezultateve
  • Përcaktojnë rregullat që duhet të ndiqen dhe kontrollojnë zbatimin e tyre
  • Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit me të cilin punojnë
  • Përfaqësojnë organizatën në konferenca, seminare dhe takime që kanë lidhje me TIK

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...