Arkitektë ndërtese

Arkitekti i ndërtesës dizajnon, kompozon dhe projekton ndërtesa civile (komerciale, institucionale, rezidenciale dhe rekreative), bujqësore dhe industriale, planifikon e monitoron ndërtimin e tyre. Arkitekti e kompozon punën e tij duke pasur parasysh disa objektiva që ndërtesa të jetë e qëndrueshme, funksionale dhe estetike. Ai e ideon dhe projekton ndërtesën si të pashkëputur nga urbanistika dhe nga organizimi hapësinor i grupeve të ndërtesave me funksione të ndryshme si rrjeti rrugor, struktura urbane etj. Arkitekti i ndërtesës mund të punësohet në institucione publike, në kompani private, por mund ta ushtrojë edhe vetë (i vetëpunësuar) këtë aktivitet pasi të jetë pajisur me licencën përkatëse.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Inspektojnë, konsultojnë me klientin, personelin manaxhues apo aksionerët për vendndodhjen, formën, stilin dhe përmasat e objektit qe do të projektojë në raport me ndërtesat ekzistuese
  • Marrin informacion zyrtar për organizimin e objekteve të tjera përreth ndërtesës që do projektojnë, për sistemin rrugor, rrjetet e tjera inxhinierike, sistemin hidrik, elektronik etj.
  • Studiojnë kushtet e krijuara nga konteksti urbanistik, si dhe distancat nga ndërtesat e tjera
  • Kryejnë vetë ose së bashku me një apo grup urbanistësh një studim të pjesshëm urbanistik (SPU), pjesë e të cilit është edhe ndërtesa në fjalë
  • Hartojnë një plan të përgjithshëm të ndërtesës, duke pasur parasysh ambientet kryesore, ato ndihmëse, argëtuese, etj. dhe sipërfaqet e secilës në raport me ndërtesën
  • Hartojnë një projekt duke shfrytëzuar vetitë bioklimatike të elementeve të ndërtesës ose ato që i shtohen, si p.sh panelet diellore, duke shfrytëzuar edhe orientimin për një kursim ose përfitim sa më të mirë të energjisë
  • Kryejnë një plan konstruktiv për shpërndarjen e rrjetit të kolonave, kafazin e shkallëve, sipërfaqet e xhamit, planin e çatisë, nëse ka, etj.
  • Vendosin për përdorimin e materialeve në ndërtese, duke i shërbyer anës estetike, ekuilibrit të ndërtesës (dru, xham, gur)
  • Marrin pjesë në takimet profesionale të shoqatës së gjeodetëve apo hartografisë

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...