Analistë menaxhimi dhe organizimi

Analistët e manaxhimit dhe të organizimit ndihmojnë organizatën për të rritur eficiencën dhe për të zgjidhur problemet e organizimit. Ata/ato studiojnë struktura, metoda, sisteme dhe procedura organizative dhe sugjerojnë ose rekomandojnë ndryshime për kompanitë që ato të ulin kostot dhe të rrisin të ardhurat.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Analizojnë dhe vlerësojmë sistemet dhe strukturat aktuale të një organizate
  • Diskutojnë sistemet aktuale me personelin dhe vëzhgojnë procedurat në gjithë nivelet e organizatës
  • Asistojnë dhe inkurajojnë zhvillimin e objektivave, strategjive dhe planeve që synojnë arritjen e kënaqësisë së konsumatorit dhe përdorimin eficient të burimeve të organizatës
  • Drejtojnë klientët drejt një organizate më eficiente dhe zhvillojnë zgjidhje për problemet e organizimit
  • Ndërmarrin dhe rishikojnë studime pune duke analizuar metoda dhe procedura ekzistuese administrative
  • Regjistrojnë dhe analizojnë grafikët e fluksit të punës, të dhënat, raportet, manualet dhe përshkrimet e punës së personelit
  • Përgatisin dhe rekomandojnë propozime për të rishikuar metodat dhe procedurat, për të alternuar fluksin e punës, për të ripërcaktuar funksione pune dhe për të zgjidhur probleme organizative
  • Asistojnë në zbatimin e rekomandimeve të aprovuara, japin instruksione të shkruara, manuale procedurash dhe hartojnë dokumente të tjera
  • Intervistojnë personelin për të riparë dhe rimodeluar strukturën e organizimit sipas aftësive dhe kualifikimeve të tyre

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...