Analistë finance

Analisti/ja financiar/e mbledh dhe analizon informacione financiare mbi parashikimet ekonomike, vëllime të tregtimit dhe lëvizjes së kapitalit, prejardhjes financiare të kompanive, historikun e gjendjes dhe tendencat e ardhshme të aksioneve, obligacioneve dhe letra të tjera me vlerë, për të siguruar këshilla financimi apo investime financiare për organizatën apo klientët e kompanisë së tyre. Ai/Ajo kryen studime dhe vlerësime për investime, duke zbatuar dhe përdorur mjetet dhe metodat e duhura për manaxhimin dhe analizën e portofolit financiar të organizatës. Ai/Ajo mund të punësohet kompani në sektorin privat dhe publik, të tilla si: bankat, shoqëri brokerimi, kompani sigurimesh, kompani investimesh, firma prodhuese, kompani të shërbimeve të tjera financiare dhe kompani të manaxhimit të fondit apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Analizojnë projekte investimesh, informacione financiare për të bërë parashikime të biznesit, të industrisë dhe kushtet ekonomike të duhura në marrjen e vendimeve për investime
  • Përditësojnë njohuritë mbi zhvillimet në fushën e teknologjisë, industrisë, biznesit, financave dhe teorinë ekonomike
  • Interpretojnë të dhëna që ndikojnë në programet e investimeve, të tilla si çmimi, stabiliteti ekonomik, tendencat e ardhshme, risqet e investimeve, si dhe ndikimet ekonomike në to
  • Monitorojnë zhvillimet ekonomike, industriale dhe të korporatave, investimeve për kompanitë, aksioneve, obligacioneve përmes analizimit të informacionit të marrë nga raporte ditore të aksioneve dhe bonove, parashikimet ekonomike, vëllimet tregtare, periodikët financiarë, manuale të letrave me vlerë, pasqyrave financiare të kompanive dhe raporteve dhe publikimeve tjera financiare të firmave bankare investuese, agjencive qeveritare, etj.
  • Vlerësojnë performancën financiare të organizatës dhe riskun financiar në investimet e tyre
  • Shkruajnë raporte dhe rekomandime afatshkurtër mbi planet dhe flukset e mjeteve monetare afatgjata
  • Këshillojnë organizatën apo investitorët rreth marrjes pjesë në tendera të aspekteve financiare
  • Zhvillojnë, zbatojnë dhe përdorin mjete dhe metoda të duhura për manaxhimin dhe analizën e portofolit financiar
  • Përgatitin raporte të rregullta të riskut për portofolet e borxhit

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...