Menaxherë dege të shërbimeve financiare dhe sigurimeve

Drejtues të degëve të shërbimeve financiare dhe të sigurimit janë punonjës me kohë të plotë që drejtojnë degët (e bankave të huaja ose Shqiptare), shoqëritë ose institucionet që ofrojnë shërbime financiare dhe/ose ato të siguracioneve. Ata, në mënyrë të drejtpërdrejtë, bëjnë planifikimet financiare, koordinojnë degët e institucionit, agjencisë apo shoqërisë private, si dhe japin këshilla dhe bëjnë konsulencë në lidhje me çështjet financiare dhe të siguracioneve.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë aktivitetin e personelit të degës, shoqërisë ose institucionit që ofrojnë shërbime financiare dhe/ose ato të sigurimit.
  • Krijojnë dhe mbajnë marrëdhëniet me klientët/ përfituesit e shërbimit
  • Këshillojnë dhe japin asistencë profesionale sipas kërkesave të tyre (klientët/ përfituesit e shërbimit) në fushën e financave dhe të sigurimeve, si dhe përditësohen me ndryshimet në legjislacionin në fushën e financave dhe të sigurimeve
  • Miratojnë dhënien e kredive në rast së është drejtor dege në bankë
  • Vendosin objektiva, nxjerrin urdhra, si dhe caktojnë rregulla të brendshme për personelin
  • Përgatisin raportet financiare dhe i dërgojnë për miratim të drejtuesi më i lartë/bordi i drejtoreve/asambleja e përgjithshme
  • Koordinojnë veprimtarinë ndërmjet degëve të shërbimit financiar/sigurimit kur institucioni/shoqëria ka shumë degë
  • Administrojnë fondet dhe sigurohen për përdorimin e tyre me eficiencë, efikasitet dhe në përputhje me normat ligjore e statutore
  • Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit me të cilin punojnë.
  • Mbikëqyrin zbatimin e kodit të etikës
  • Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit me të cilin punojnë
loading...
Loading...