loading...
Punëtori i prodhimit të maskave merret me vizatimin e modelit, përgatitjen e kallëpit në forma të ndryshme, prerjen dhe përgatitjen e letrës për ta përdorur më pas për prodhimin e maskës sipas kallëpit. Ai bën lyerjen, dizenjimin, prerjen, vendosjen e aksesorëve të ndryshëm sipas modelit. Punëtorë të prodhimit të maskave mund të punësohen në kompani të prodhimit të maskave apo të vetëpunësohen.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Parapërgatitin vendin, mjetet, veglat dhe materialet e punës
- Komunikojnë me klientin për marrjen e porosisë
- Bëjnë preventivin sipas porosisë së marrë në sasi, cilësi dhe formë
- Konsultohen me kolegë për punimet që duhen bërë
- Përgatitin bazën materiale dhe mjetet e duhura të punës
- Vizatojnë modelin e paracaktuar duke bërë dhe konsultime me klientin, në se është e domosdoshme
- Përgatitin kallëpin sipas modelit të kërkuar në allçi, në plastik apo material tjetër
- Zbërthejnë modelin në elementët përbërës të tij
- Presin letrën (letër e trashë, e përshtatshme për maska) në forma të ndryshme sipas modelit të paracaktuar
- Bëjnë lagien e formave të letrës me ujë
- Bëjnë lyerjen formave të letrës me lëndë ngjitëse të parapërgatitur (përzierje e miellit me ujë, që më pas vlohet)
- Bëjnë ngjeshjen e letrave të lyera me lëndë ngjitëse, sipas kallëpit në 3-4 shtresa
- Heqin materialin nga kallëpi dhe e lënë të thahet në mënyrë natyrale
- Kryejnë zbardhimin e letrës duke e lyer me bojë të bardhë