Trajnerë i teknologjisë së informacionit

Trajnuesi/ja i/e teknologjisë së informacionit harton, zhvillon, zbaton dhe drejton programe dhe kurse për përdorues të kompjuterëve dhe përdorues të teknologjive të tjera të informacionit jashtë sistemeve të zakonshme arsimore, si arsimi i detyruar, e mesëm apo i lartë. Ai/Ajo mund të japë dhe mësime individëve apo grupeve të vogla si aktivitete jashtë kurrikulare dhe në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe edukative. Ai/Ajo mund të punësohet në institucionet të ndryshme që ofrojnë trajnime të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, në qendra trajnimi apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Identifikojnë nevojat për trajnim në teknologji informacioni për përdorues individualë dhe organizata
  • Kryejnë përgatitjen dhe zhvillimin e materialeve të trajnimit si manuale, tutoriale online, modele demonstruese dhe dokumentacion reference për trajnimet
  • Kryejnë hartimin, zhvillimin, zbatimin dhe drejtimin e programeve të trajnimit
  • Mundësojnë seminare, demonstrime dhe konferenca informuese mbi të rejat e fushës së TIK
  • Monitorojnë proceset e trajnimit
  • Vlerësojnë cilësinë dhe efektivitetin e trajnimeve

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...