Teknikë të inxhinierisë elektronikedhe telekomit

Tekniku i inxhinierisë elektronike dhe telekomit kryen detyra teknike për të ndihmuar punën kërkimore në elektronikë, si në projektimin, prodhimin, montimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, riparimin, eliminimin e defekteve të aparaturave, pajisjeve elektronike apo komponentëve të tyre, nën mbikëqyrjen e inxhinierëve. Tekniku i inxhinierisë elektronike dhe telekomit mund punësohet në sektorë të ndryshëm të fushës elektronike dhe telekomit apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Sigurojnë asistencë teknike në kërkim dhe zhvillim të pajisjeve elektronike ose të prototipave të testimit
  • Zbatojnë projekte të aparaturave elektronike në përputhje me specifikimet e dhëna
  • Përgatisin vlerësime të detajuara të sasive dhe kostove të materialeve të punës së nevojshme për prodhimin dhe instalimin e pajisjeve elektronike, në përputhje me specifikimet e dhëna
  • Monitorojnë aspekte teknike të prodhimit, shfrytëzimit, mirëmbajtjes dhe riparimit të pajisjeve elektronike
  • Sigurojnë performancë të kënaqshme, në përputhje me specifikimet dhe rregulloret
  • Ndihmojnë në projektimin, zhvillimin, instalimin, operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve elektronike
  • Përdorin metodat e planifikuara të instalimit
loading...
Loading...