Teknikë rekordesh mjekësore dhe informacion shëndetësor

Tekniku i informacionit dhe regjistrimeve mjekësore kryen një sërë detyrash që ndihmojnë në mbarëvajtjen, mirëmbajtjen dhe organizimin e punës në një qendër shëndetësore duke përmbushur të gjitha kërkesat profesionale, ligjore dhe etike që kanë të bëjnë me kujdesin e shëndetit të pacientëve. Ai mund të punësohet në qendra shëndetësore publike ose private, spitale dhe konsultore fëmijësh.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Informojnë dhe drejtojnë pacientët sipas vizitës së nevojshme
  • Informojnë dhe këshillojnë pacientët për procedurat e qendrës shëndetësore dhe dokumenteve të nevojshme për t’u pajisur
  • Regjistrojnë çdo pacient që vjen për vizitë në qendrën shëndetësore
  • Regjistrojnë çdo vizitë në kartelën personale të pacientit
  • Organizojnë dhe zhvillojnë, sipas një plani të hartuar, ruajtjen e kartelave të të gjithë pacientëve të qendrës shëndetësore
  • Menaxhojnë urgjencat e mundshme sipas njohurive dhe eksperiencave, si edhe udhëzimeve të mjekut
loading...
Loading...