Specialistë të tjerë të shëndetësisë

Specialisti/ja para mjekësorë jep shërbime mjekësore këshilluese, diagnostikuese, kurative dhe parandaluese për individë, me kompleksitet më të limituar se ato të kryera nga mjekët e përgjithshëm apo të specializuar. Ai/Ajo aplikon procedura terapeutike si injeksione, vaksinime, qepje dhe trajtim plagësh, manaxhim të infeksioneve për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve, dëmtimeve, plagosjeve apo lloje të tjera dëmtimesh fizike ose mendore të zakonshme për komunitete specifike dhe mund të punojë në mënyrë autonome ose në mbikëqyrjen e mjekëve specialistë. Ai/Ajo mund të punësohet në qendra spitalore, shëndetësore, në institucione të ndryshme, të tjera që aplikojnë shërbime shëndetësore apo të vetë-punësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë ekzaminim fizik të pacientit për të përcaktuar gjendjen shëndetësore
  • Kryejnë procedura mjekësore dhe kirurgjikale bazike ose më të zakonshmet
  • Kryejnë ose rekomandojnë teste diagnostiko, elektrokardiogram dhe teste laboratorik
  • Kryejnë procedura terapeutike si injeksione, vaksinime, qepje dhe trajtim plagësh dhe manaxhim të infeksioneve
  • Asistojnë doktorët mjekësorë gjatë procedurave komplekse kirurgjikale
  • Monitorojnë progresin dhe përgjigjen e pacientit ndaj trajtimeve mjekësore
  • Këshillojnë pacientët dhe familjet mbi dietat, ushtrimet dhe zakone të tjera që ndihmojnë në parandalimin ose trajtimin e sëmundjeve ose çrregullimeve
  • Identifikojnë shenjat dhe simptomat qe ju duhen referuar doktorëve mjekësorë
  • Raportojnë lindjet, vdekjet dhe sëmundjet që duhen regjistruar ndaj autoriteteve shtetërore duke zbatuar procedurat e duhur ligjore dhe profesionale

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...