Specialistë të marrëdhënieve me publikun

Specialistët e marrëdhënieve me publikun, planifikojnë, zhvillojnë, zbatojnë e vlerësojnë strategjitë e komunikimit dhe informacionit me qëllim që të krijojnë një imazh të kuptueshëm dhe pozitiv për bizneset edhe organizatat e tjera, për produktet ose shërbimet e tyre dhe për rolin e tyre në komunitet. Specialisti i marrëdhënieve me publikun monitoron efektin që kanë në publik vendimet apo performanca e organizatës dhe këshillon manaxherët për reagime, shkrime, evente, aktivitete promocionale etj.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Planifikojnë dhe organizojnë fushata publicitare dhe strategji komunikimi
  • Këshillojnë drejtuesit për ndikimet që kanë politikat, programet dhe praktikat e tyre tek publiku dhe anasjelltas, për ndikimin që kanë marrëdhëniet me publikun te imazhi i organizatës
  • Përgatisin dhe kontrollojnë nxjerrjen e njoftimeve për shtyp dhe lajmeve të organizatës apo institucionit
  • Porositin ose kryejnë vetë studime të opinionit publik, i analizojnë të dhënat dhe planifikojnë fushata të marrëdhënieve me publikun dhe fushata promocionale
  • Organizojnë evente speciale, seminare, konferenca, konkurse apo aktivitete sociale për të promovuar biznesin dhe për të krijuar imazh të mirë dhe të favorshëm
  • Përfaqësojnë organizatën në media dhe rregullojnë intervista në media të zyrtarëve të organizatës
  • Porosisin ose bëjnë vetë foto apo materiale të tjera ilustrative, broshura, fletëpalosje etj. për promovimin e organizatës
  • Përzgjedhin, vlerësojnë dhe rishikojnë materialet e shkruara, fotografitë, ilustrimet etj. për të krijuar imazh pozitiv dhe të favorshëm të organizatës

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...