Specialistë të gjeodezisë dhe hartografisë

Gjeodeti dhe hartografi mat, përcakton dhe konsulton pozicionin e saktë të objekteve. Përgatit dhe rishikon hartat dixhitale, grafike, apo prezantime të tjera virtuale të objekteve natyrale dhe ato të ndërtuara. Përcakton kufijtë faktikë të pasurive të paluajtshme, kufijtë tokësore, detarë, të zonave te nëntokës dhe trupave të tjerë qiellore, duke aplikuar parimet shkencore dhe matematikore. Gjeodeti dhe hartografi mund të punojnë në institucione shtetërore dhe organizma private ose mund ta ushtrojnë si të vetëpunësuar këtë profesion pasi të jenë pajisur me licencën përkatëse sipas ligjeve në fuqi.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Vëzhgojnë, matin, përshkruajnë sipërfaqen e tokës, nëntokës, shtretërit e lumenjve, deteve, liqeneve, kufijtë tokësorë e kadastralë
  • Shënojnë pozicionin e saktë të objekteve të ndryshme dhe regjistrojnë të dhënat e vëzhgimit në formë dixhitale
  • Bëjnë harta dhe grafikë që përdoren në përcaktimin e kanaleve apo ujërave lundrues dhe për planifikimin e ndërtimit të strukturave të marinës
  • Planifikojnë dhe kryejnë vëzhgime ajrore fotografike
  • Dizajnojnë, përpilojnë dhe rishikojnë hartat dhe grafikët duke përdorur fotografime ajrore dhe të tjera, imazhe satelitore, dokumente dhe të dhëna të tjera vëzhgimi, harta dhe regjistrime ekzistuese, raporte dhe statistika zyrtare
  • Ndërmarrin studime dhe zhvillojnë sisteme matëse fotogrametrike dhe të vëzhgimit, sisteme kadastrale dhe sisteme të informacionit të tokës
  • Studiojnë dhe këshillojnë për aspektet ekonomike, teknike dhe estetike të prodhimit të hartave
  • Marrin pjesë në takimet profesionale të shoqatës së gjeodetëve apo hartografisë

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...