loading...
Saldatori dhe prerësi i metaleve merret me saldimin, drejtimin, bashkimin e detaleve të ndryshëm, me prerjen e tyre, me bashkimin e objekteve të madhësive dhe formave të ndryshme duke përdorur mjetet dhe pajisjet e duhura. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme të industrisë mekanike apo dhe të vetëpunësohen.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Konsultohen me kolegët për porositë e marra nga klientët
- Bëjnë skicimin e detalit apo të objektit që do të saldojë
- Bëjnë përgatitjen e vendit të punës
- Bëjnë studimin e llojit të materialit që do të saldojnë
- Përcaktojnë llojin e teknikës së saldimit në varësi të materialit të dhënë
- Bëjnë zgjedhjen e elektrodave të saldimit, në varësi të materialit, në rastin e saldimit me hark elektrik
- Bëjnë përgatitjen e gjeneratorit të saldimit
- Bëjnë regjistrimin e amperazhit të gjeneratorit në varësi të trashësisë të materialit