loading...
                Rrobaqepësi/ja bën, riparon, transformon apo përshtat veshje për femra dhe meshkuj si: kostume, fustane, pallto, këmisha dhe veshje të tjera sipas masës dhe kërkesës së klientit. Ai/ajo përdor makina qepëse dhe pajisjet e duhura për prerje dhe qepje të porosisë së marrë. Ai/ajo mund të punojë në një repart apo fabrikë të prodhimit të veshjeve ose të jetë i/e vetëpunësuar.
        Niveli i aftesise:
        Semi-kualifikuar
      
    Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Konsultohen me klientët për porositë e marra (për modelin, stilin apo materialin) për llojin e veshjes së kërkuar
 - Parapërgatitin vendin e punës për fillimin e punës
 - Bëjnë modelime të thjeshta sipas kërkesave të klientit
 - Bëjnë llogaritjen e kostos së porosisë (duke përfshirë materialet e duhura dhe koston e punës)
 - Bëjnë marrjen e masave të klientit për veshjen e kërkuar
 - Bëjnë skicime të thjeshta të modelit
 - Përpunojnë kallëpin e veshjes së kërkuar sipas masave dhe modelit të përzgjedhur nga klienti
 - Bëjnë prerjen e copës në përputhje me kallëpin apo përmasat e klientit
 - Bëjnë përgatitjen e makinave të punës për qepjen dhe përzgjedhjen e fijeve të duhura
 - Bëjnë qepjen paraprake sipas llojit të veshjes
 - Vendosin aksesorë të ndryshëm kur është e nevojshme