loading...
Recepsionisti në hotel merret me pritjen e klientit, akomodimin dhe përcjelljen e tij nga hoteli duke bërë regjistrimin e klientit, caktimin e dhomës, dhënien e çelësave të dhomës, rezervime dhomash, mbajtjen e inventarit të dhomave në dispozicion, duke dhëne informacione lidhur me shërbimet hoteliere dhe informacione të tjera social kulturore. Ai përgatit faturat dhe kryen marrjen e pagesave përkatëse. Ai mund të punësohet në hotele, organizata të shërbimeve hoteliere apo të vetëpunësohet.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Mirëpresin klientët në hotel
- Mbajnë inventarin e dhomave në dispozicion
- Regjistrojnë klientët e ardhur
- Caktojnë dhomën sipas kërkesave të bëra
- Japin çelësat e dhomës
- Shoqërojnë klientët në dhomat përkatëse