loading...
Punëtorë të prodhimit të çimentos, gurëve dhe materiale të tjera drejtojnë dhe monitorojnë makineritë për prodhimin dhe përfundimin e betonit, bitumit, produkteve të gurit dhe formatit të gurëve për qëllime ndërtimi.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Drejtojnë makineritë që bëjnë nxjerrjen, derdhjen, përzierjen, pompimin, ngjeshjen, bluarjen dhe prerjen për të prodhuar betonin dhe produktet finale të gurit
- Drejtojnë fabrikën në prodhimin e çimentos, gëlqeres duke përfshirë ngarkimin dhe shkarkimin e përbërësve dhe drejtojnë në mënyrë të vazhdueshme furnizimin e pajisjeve siç janë pompat dhe konvejeri
- Drejtojnë fabrikën dhe makineritë gjatë procesit të peshimit, përzierjes së rërës, zhavorrit çimentos, ujit dhe përbërës të tjerë në bërjen e betonit
- Drejtojnë fabrikën dhe makinerinë e cila mbledh dhe mbush me beton gurët artificialë të përzier, largojnë derdhjen nga kallëpet dhe përfundojnë sipërfaqet
- Presin, bluajnë, shpojnë, pastrojnë dhe shkëlqejnë produktet e betonit dhe blloqeve të gurit, pllakave dhe produkteve me specifikat e punës
- Kontrollojnë planet dhe specifikat e prodhimit për të përcaktuar dhe zgjedhur materialet, përbërësit, procedurat, elementët, radhitin dhe përshtatin nxjerrjen, derdhjen, përzierjen dhe ngjeshjen me makineri
- Monitorojnë fabrikën dhe makineritë gjatë punës duke respektuar instrumentet siç janë temperatura, matja presionit, përshtatin, kontrollojnë dhe raportojnë keqfunksionimin
- Mbledhin dhe shqyrtojnë mostrat e përziera dhe produktet e përfunduara konform specifikimeve dhe përshtatin makinerinë sipas kërkesave të punës
- Kontrollojnë dhe mirëmbajnë regjistrimin e prodhimit, duke përfshirë informacionin për sasinë, dimensionet dhe llojet e materialeve dhe mallrave të prodhuar
- Rregullojnë dhe asistojnë në mirëmbajtjen dhe riparimin e makinerisë dhe fabrikës