Punëtorë të përpunimit të drurit

Punëtori i përpunimit të drurit merret me ruajtjen dhe trajtimin e drurit me kimikate për mbrojtjen e tij nga kalbja dhe parazitët. Ai merret me tharjen dhe seleksionimin e tij. Ai kryen sharrime të ndryshme dhe përpunimin e drurit. Ai punon artikuj të imtë druri për kuzhinë me vegla dore apo makineri të ndryshme. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh apo prodhimesh të artikujve prej druri apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Ruajnë dhe trajtojnë drurin, kompensatën dhe produkte të ngjashme të drurit
  • Kujdesen për furrat, tanket e trajtimin të drurit etj. për të tharë lëndën e drurit
  • Trajtojnë kimikisht produkte të drurit për mbrojtjen e tyre nga parazitët apo kalbja
  • Monitorojnë dhe vlerësojnë kushtet e nevojshme teknike (dritat, lagështinë etj.) për të zbuluar dhe shmangur dëmtimet e mundshme dhe për të siguruar që proceset të bëhen në bazë të specifikimeve
  • Ndihmojnë në mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive të përpunimit të drurit
  • Pastrojnë dhe lubrifikojnë pajisjet dhe makineritë
  • Transportojnë materialet drusore dhe produktet e tyre në vendet e paracaktuara, me krahë ose duke përdorur karroca apo mjete të tjera ndihmëse
  • Kryejnë sharrime të thjeshta të drurëve

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...