loading...
Punonjës të makinerive të prodhimit të produkteve të gomës dhe plastikës drejtojnë dhe monitorojnë makinat që bluajnë dhe përziejnë gomën dhe përbërësit e gomës dhe prodhojnë elementë të ndryshëm, produkte nga goma natyrale dhe sintetike, siç janë forma e këpucëve, artikuj shtëpiakë, materiale izoluese, aksesorë industrialë ose goma makinash.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Drejtojnë dhe monitorojnë makinat që bluajnë dhe përziejnë gomën dhe lëndë të gomës për përpunim të mëtejshëm
- Drejtojnë dhe monitorojnë makinat që prodhojnë fletët e gomës ose copës së gomuar me anë të një procesi mbështjellës
- Drejtojnë dhe monitorojnë makinat që formësojnë gomën e përbërë ose formatojnë gomën e vullkanizuar nëpërmjet kallëpeve
- Drejtojnë dhe monitorojnë makinat që formësojnë gomat, vullkanizojnë gomat ose rindërtojnë gomat e përdorura
- Kontrollojnë prodhimin për defektet dhe përputhshmërinë me specifikimet
- Gjejnë defektet, riparojnë gomat e dëmtuara ose defektoze për shkak të vullkanizimit ose proceseve të tjera