Punëtorë të makinave tëndryshme bujqësoredhe të pyjeve

Punëtorët e makinave të ndryshme bujqësore dhe të pyjeve ngasin, menaxhojnë dhe monitorojnë një ose më shumë lloje makinerish dhe pajisjesh të specializuara të motorizuara që përdoren në bujqësi, kopshtari dhe pylltari.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Vënë në funksion, drejtojnë dhe kujdesen për traktorin apo makineritë e tjera të fermës për të pluguar dhe mbjellë tokën, hedhur farën, kultivuar dhe korrur prodhimin
  • Drejtojnë dhe punojnë me traktorin ose me makineritë e tjera pyjore për të pastruar tokën, mbjellë, korrur apo të kryejnë veprime të tjera të mirëmbajtjes së pylltarisë
  • Përgatisin dhe i organizojnë pajisjet gati për të kryer procese të ndryshme
  • Përshtatin shpejtësinë, lartësinë dhe thellësinë e pjesëve përbërëse të makinës
  • Organizojnë pajisjen në pozicionin e duhur për t’i mbajtur pemët, ngritur dhe prerë ato
  • Bashkojnë pjesët për të ngritur, hequr, liruar dhe seleksionuar pemët dhe trungjet dhe vënë në punë pajisje të tilla ndihmëse që bëjnë ashkla dhe ndajnë trungjet
  • Mbushin procesorët me copat e drunjve për t’i ngjitur në copa më të mëdha e dhe për ti vendosur në turra drush në kamionë
  • Mirëmbajnë makineritë dhe kryejnë riparime të vogla
loading...
Loading...