loading...
Punëtorët në ndërtim dhe mirëmbajtje të rrugëve digave dhe të ngjashme kryejnë punë të përditshme në sektorin e ndërtimeve të objekteve, në mirëmbajtjen e rrugëve, hekurudhave, digave, në hapjen kanaleve dhe punimeve të tjera të infrastrukturës civile urbane.
Niveli i aftesise:
Jo i kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Gërmojnë dhe mbushin gropa dhe kanale duke përdorur mjete pune dore
- Heqin dhe përhapin rërë, zhavorr, çimento dhe materiale të tjera të ngjashme duke përdorur lopatën si mjet pune dore
- Copëtojnë dhe presin gurë, shtresa betoni dhe shtresa bitumi duke përdorur çekiçë dore apo pneumatikë
- Ngarkojnë dhe shkarkojnë materiale dhe pajisje ndërtimi si dhe materiale të gërmuara
- Pastrojnë vendin ku punohet dhe rreth e qark tij dhe zhvendosin pengesa të mundshme