Profesioniste mami

Mami/a i/e specializuar siguron planifikimin, dhënien dhe vlerësimin e kujdesit dhe shërbimeve mbështetëse ndaj nënave dhe foshnjave para dhe mbas shtatzënisë, sipas praktikave dhe standardeve moderne, si dhe kontrollon progresin gjatë shtatzënisë dhe lindjes, menaxhon komplikacionet e nënave dhe të foshnjave duke bashkëpunuar me personelin mjekësor të specializuar në obstetrike. Ai/Ajo ndërhyn në raste urgjente, në mbajtjen e funksioneve vitale të pacientit ose të porsalindur, jeta e të cilëve rrezikohet, zbaton e respekton rregullat e administrimit të medikamenteve/barnave, shoqëron pacientin në ekzaminime imazherike, skopi, grafi, Eko, marrjen a analizave të ndryshme, etj., duke punuar në mënyrë autonome ose në grup me punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione kompani shërbimesh shëndetësore, në maternitete, spitale shtetërore dhe private, qendra të tjera të kujdesit shëndetësor apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Kryejnë planifikimin, dhënien dhe vlerësimin e kujdesit dhe shërbimeve mbështetëse ndaj nënave dhe foshnjave para dhe mbas shtatzënisë, sipas praktikave dhe standardeve moderne
  • Sigurojnë një pritje sa më të mirë të pacientit në pranim, duke e dëgjuar atë me kujdes dhe duke vendosur një raport sigurie ndaj pacientit
  • Identifikojnë nevojat, problemet prioritare të pacientit në përputhje me kompetencat e veta
  • Vlerësojnë kujdesjet që japin dhe i evoluojnë ato në funksion të gjendjes së pacientëve dhe të bebeve
  • Kontrollojnë progresin gjatë shtatzënisë dhe lindjes
  • Menaxhojnë komplikacionet gjatë shtatzënisë dhe lindjes
  • Dallojnë shenjat paralajmëruese që kanë nevojë për referim ndaj mjekëve të specializuar në obstetrikë
  • Monitorojnë shëndetin e foshnjave dhe dallon shenjat paralajmëruese që kanë nevoje për referim ndaj mjekeve të specializuar në neonatologji

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...