Prodhues tëprodukteve bujqësore për nevoja familjare

Prodhuesi i produkteve bujqësore për nevoja familjare kryen veprime të nevojshme për përgatitjen e tokës, mbjelljen, kultivimin dhe korrjen e drithërave, për kultivimin e perimeve, të bimëve mjekësore dhe bimë të tjera, të prodhimeve të kopshtarisë, të produkteve nga fidanishtet për përdorime vetjake etj. Ai mund të kryejë përpunime të thjeshta të prodhimeve bujqësore apo të bëjë shitjen e tyre për të siguruar jetesën. Ai mund të punësohet në kompani, ferma të ndryshme të prodhimeve bujqësore apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë përgatitjen e tokës për mbjellje
  • Punojnë tokë me krah ose me makineri të thjeshta bujqësore
  • Marrin ujë dhe mbledhin dru zjarri
  • Bëjnë kultivimin e fidanëve për mbjellje
  • Kryejnë mbjelljen dhe kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore me farë apo me fidanë
  • Ngrenë sistemin e ujitjes apo operojnë me pajisje të ujitjes për rritjen dhe zhvillimin e kulturave bujqësore
  • Kryejnë heqjen e barërave të këqija dhe gjetheve të thara të kulturave bujqësore dhe krasitjen e pemëve

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...