Planifikues konferencash dhe takimesh të tjera

Planifikuesi/ja e konferencave dhe takimeve të tjera organizon dhe bashkërendon konferenca, konventat, takime, seminare, ekspozita, shfaqje tregtare, dasma, festa, festivale dhe ngjarje të tjera, duke u informuar paraprakisht për qëllimin, nevojat dhe pritshmëritë e klientëve. Ai/Ajo negocion me klientin apo organizata të shërbimeve mbështetëse për kryerjen, rregullimin dhe koordinimin e shërbimeve, të tilla si: salla konferencash, furnizim ushqimi, stendat apo reklamimet e duhura, pajisje audiovizuale, pajisje kompjuterike, strehim, transport për pjesëmarrësit, aranzhimet logjistike për prezantuesit, përkthim, kërkesat apo nevoja të veçanta, printime, shërbime të sigurisë, etj.. Ai/ajo regjistron dhe ruan të dhënat financiare, faturat përfundimtare apo dokumente të tjera për shërbimin e ofruar apo pagesave të kryera. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve të turizmit, të tregtisë, konventa dhe qendra konferencash, organe qeveritare ose të vetë-punësohen.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Identifikojnë dhe vendosin kontakte me individë ose organizata potenciale për të tregtuar shërbimet dhe produkte
  • Marrin informacion në lidhje me qëllimin, nevojat dhe pritshmëritë e klientëve, sipas eventit për t’u planifikuar apo organizuar
  • Planifikojnë konferenca, konventat, takime, seminare, ekspozita, shfaqje tregtare, dasma, festa, festivale dhe ngjarje të tjera
  • Organizojnë dhe bashkërendojnë konferenca, konventat, takime, seminare, ekspozita, shfaqje tregtare, dasma, festa, festivale dhe ngjarje të tjera
  • Promovojnë shërbimet dhe produktet e veta për klientët potencial
  • Iu përgjigjen pyetjeve në lidhje me shërbimet e ofruara dhe shpenzimet e duhura për eventin përkatës (shpenzime të lidhura me salla, hotelieri, pajisje materiale etj. dhe të lidhura me to)
  • Negociojnë me klientët për nevojat e tyre dhe përcaktimin e opsioneve paketë për të përmbushur këto nevoja
loading...
Loading...