Pilotë dhe oficerë anijesh

Teknikët e bujqësisë kryejnë një sërë funksionesh teknike dhe mbikëqyrëse, të tilla si testime dhe eksperimente, mbështetje teknike për fermerët, administratorët e fermave dhe kërkuesve të tjerë të fushës së bujqësisë. Teknikët e Bujqësisë mund të punësohen në ferma ose kompani të mëdha bujqësore, si edhe në agjenci dhe institucione shtetërore përgjegjëse për bujqësinë.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Përgatisin materialet dhe pajisjet për realizimin e testimeve dhe analizave
  • Mbledhin dhe përgatisin mostra për tu ekzaminuar dhe eksperimentuar të tilla si, dhè, bimë, qeliza shtazore ose pjesë të organeve të kafshëve për qëllime testimi, ekzaminimi dhe analizash
  • Asistojnë dhe kryejnë eksperimente, testime dhe analiza duke aplikuar metoda dhe teknika të tilla si, mikroskopinë, histo-kiminë, kromatografinë dhe spektroskopinë
  • Identifikojnë mikro-organizma dhe insekte patogjenike që mund të jenë të dëmshme për të mbjellat dhe bagëtitë dhe kontribuojnë në planifikimin e metodave të shfarosjes apo mbajtjes nën kontroll të tyre
  • Analizojnë prodhimin dhe procesin për të vendosur dhe ruajtur standardet e cilësisë
  • Kryejnë ose mbikëqyrin programe të rritjes së peshkut në rezervat, bimëve në sera dhe bagëtive
  • Analizojnë mostra të farave për cilësinë, pastërtinë dhe normën e rritjes
  • Mbledhin të dhëna dhe harrojnë preventivë për sasitë dhe kostot e vlerësuara të materialeve dhe punës së nevojshme për projekte të ndryshme
  • Organizojnë mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve kërkimore
loading...
Loading...