loading...
Përpunuesi i frutave dhe perimeve merret me përgatitjen, përpunimin ose konservimin e frutave, perimeve dhe ushqimeve të ngjashme në mënyra të ndryshme, përfshirë zierjen, tharjen, kriposjen ose ekstraktimin e lëngjeve ose vajit, për tregti dhe konsum. Ai përgatit nënprodukte të perimeve, të frutave, prodhon pije alkoolike dhe jo-alkoolike etj. Ai merret me përpunimin, ambalazhimin dhe ruajtjen dhe tregtimin e tyre. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme shërbimesh, prodhimesh ushqimore, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit ushqimor dhe të vetëpunësohet.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Bëjnë preventivin e materialeve të duhura për prodhimin, përgatitjen e nënprodukteve në sasinë e kërkuar
- Sigurojnë lëndën e parë të nevojshme për prodhimin e produktit
- Përgatitin makineritë apo pajisjet për punë
- Kryejnë peshime apo matje të sasisë së lëndës së parë që do të përdorin për prodhimin, përgatitjen e nënprodukteve
- Bëjnë seleksionimin e frutave dhe perimeve sipas cilësisë së kërkuar për nënproduktin që do të prodhojnë