Përgjegjës në minierë

Përgjegjësi në minierë merret me mbikëqyrjen e të gjithë operacioneve të punës në minierë apo gurore, bën organizimin e vogël të punës duke mbikëqyrur zbatimin e rregullave të sigurimit teknik dhe raporton te eprorët për mbarëvajtjen e punës. Ai mund të punësohet në kompani minerare të nëntokës dhe ato të sipërfaqes.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Mbikëqyrin grupin e punës për kryerjen e punëve me lëndë plasëse në përputhje me rregullat e sigurimit teknik
  • Përcaktojnë dhe rekomandojnë nevojat për personel dhe materiale për aktivitetin e përditshëm në miniera apo gurore
  • Kryejnë kontrollin e të gjithë punëtorëve për mjetet ndezëse në galeri, pajisjet personale dhe maskat vetë shpëtuese, para fillimit të punës
  • Kryejnë kontrollin e gjendjes teknike të fronteve të punës, si dhe makinerive apo pajisjeve që përdoren në ndërresën e tij
  • Kontrollojnë vijën e shembjes, së bashku me minatorin e rrëzimit për të lejuar fillimin e punës në frontin përkatës

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...