loading...
Mbikëqyrësi i dyqanit merret me mbikëqyrjen dhe koordinimin e aktivitetet, të asistentëve të shitjes, të operatorëve të arkës dhe të punëtorëve të tjerë në njësinë e vet të shërbimit, të tilla si supermarkete, dyqane, magazina etj. me pakicë dhe shumicë. Ai udhëzon ose trajnon personelin mbi procedurat e shitjes së produktit apo shërbimit në njësinë e vet të shërbimit, kontrollon zbatimin e procedurave të sigurimit të cilësisë si dhe veprimtarive të tjera në njësinë e vet. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh tregtare, në supermarkete, në magazina, depo të karburantit, kompani të lojërave të fatit etj.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
- Mbikëqyrës kryesor dyqani me pakicë për bujqësinë, kafshët shtëpiake dhe lulet
- Mbikëqyrës kryesor dyqani për pajisje ose komponentë ndërtimi
- Mbikëqyrës kryesor dyqani për pjesë të automjeteve ose karburantit
- Mbikëqyrës kryesor dyqani për rroba, veshje lëkure
- Mbikëqyrës kryesor dyqani për ushqim, pije, prodhime duhani
- Mbikëqyrës kryesor për farmaci
Detyrat
- Planifikojnë dhe përgatitin oraret e punës së personelit
- Përcaktojnë dhe komunikojnë detyrat e veçanta të personelit në njësinë e vet të shërbimit
- Udhëzojnë personelin mbi procedurat e shitjes së produktit apo shërbimit në njësinë e vet të shërbimit
- Trajnojnë personelin në rastet e vështirësive apo detyrave komplekse
- Sigurojnë që konsumatorët të marrin shërbim të shpejtë dhe cilësor
- Kontrollojnë zbatimin e procedurave të sigurimit të cilësisë
- Kontrollojnë pozicionimin e produkteve në vitrina sipas promocionit të përcaktuar më parë
- Marrin pjesë në ofrimin e këshillave për manaxherët në intervista, punësim, trajnim, vlerësim, promovim dhe shkarkim të personelit
Plotësoni Anketën tonë të Pagës