loading...
Parukieri, berberi kryen larje të kokës, lyerje me bojë flokësh, prerje, krehje dhe stilim të flokëve, rruajtje dhe shkurtim të mjekrës apo mustaqeve. Ai/ajo kryen trajtim të flokëve dhe ofron këshilla për kujdesin e flokëve dhe për produktet e bukurisë. Ai/ajo mund të punësohet në kompani shërbimesh parukerie, apo të vetëpunësohet.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Presin klientin në vendin e punës
- Përdorin katalogë të ndryshëm për bojën apo modelin e flokut
- Diskutojnë me klientët për kërkesat e tyre
- Kryejnë larje të flokëve
- Kryejnë prerje të flokëve sipas kërkesës së klientit
- Lyejnë flokët me bojëra flokësh duke përdorur solucionet e duhura apo shampo kolor, sipas kërkesës së klientit dhe llojit të flokut
- Kryejnë krehje të flokëve sipas kërkesës së klientit
- Japin forma dhe valëzim flokëve