Optometristë dhe oftalmologë

Optometristi/ja dhe Oftalmologu/ja kryen shërbime diagnostikimi, manaxhimi dhe trajtimi për çrregullime të syrit dhe të sistemit vizual. Ai/Ajo kryen teste të ndryshme duke përdorur Ophthalmoskop, biomicroskop dhe instrumente të tjera të specializuara për të përcaktuar shëndetin e syrit, efikasitetin vizual dhe përshkruan trajtim, (përjashtuar kirurgji), pajisje ndihmëse për shikimin ose terapi për të ruajtur, për të përmirësuar dhe për të menaxhuar çrregullime të tjera të syrit. Ai/Ajo mund të punësohet në klinika dhe qendra shëndetësore publike dhe private apo të vetëpunësohen.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Komunikojnë me pacientët për të marrë historikun e plotë të rasteve
  • Kryejnë vlerësimin dhe dokumentimin e historikut mjekësor të pacientit
  • Ekzaminojnë sytë e pacientëve të të gjitha moshave për të përcaktuar shenja të dëmtimi fizik, sëmundjeve, anormali dhe defekte të shikimit
  • Vlerësojnë nevojën e përdorimit të syzeve ose lenteve
  • Bëjnë përshtatjen e aparateve të përmirësimit të shikimit
  • Japin këshilla për çështje të lidhura me shikimin
  • Ofrojnë ndihmë dhe këshilla për pacientët për të zgjedhur llojet e syzeve ose lenteve

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...