Muzikantë, këngëtarë dhe kompozitorë

Kompozitorët, muzikantët dhe këngëtarët, shkruajnë përshtatin, drejtojnë dhe performojnë kompozime muzikore.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Krijojnë struktura melodike, harmonike dhe ritmike për të shprehur ide dhe emocione në një formë muzikore
  • Përkthejnë ide dhe koncepte në shenja dhe simbole standarde muzikore për riprodhim dhe përformancë
  • Përshtatin apo rregullojnë muzikën për grupe instrumentale apo vokale, instrumente apo ngjarje të veçanta
  • Drejtojnë grupe instrumentale apo vokale
  • Përzgjedhin muzikë për shfaqje dhe u caktojnë pjesë instrumentale muzikantëve
  • Luajnë një apo disa instrumente muzikore si një solist apo si një anëtar i një orkestre apo grupi muzikor
  • Këndojnë si një solist apo anëtar i një grupi muzikor apo bandave të tjera
  • Praktikojnë dhe ridëgjojnë vepra muzikore ose instrumente muzikore për të mbajtur një standard të lartë performance
loading...
Loading...