Modelist, prerës dhe punues të tekstilit, të lëkurës dhe të tjerë të ngjashëm

Modelisti, prestari dhe punonjës të tjera të ngjashëm, krijon modele pune të përpikta për prodhimin e rrobave dhe tekstileve të tjera, si edhe ato prej lëkure dhe gëzofi. Ai vijëzon, pret, jep formë dhe stolis tekstile, lëkurë të lehta dhe materiale të tjera në bazë të specifikimeve për prodhimin e veshjeve, kapelave dhe kasketave, dorashkave dhe produkteve të tjera të ndryshme. Prerësi i modeleve kryen rolin e një ndërmjetësi midis stilistit dhe punuesit apo prodhuesit të tekstileve, lëkurës apo të tjera të ngjashme.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Krijojnë modele punimi për çdo madhësi brenda një numri veshjesh të ndryshme, duke përdorur tabela modelimi, mjete kompozimi, kompjuter dhe pajisje të caktimit të përmasave
  • Testojnë modele duke bërë dhe provuar veshje prove
  • Hedhin në kompjuter skica modelesh dhe krijojnë modele për një dizajn të veçantë veshje me ndihmën e kompjuterit
  • Llogaritin përmasat e modeleve të formuara sipas madhësive, duke pasur parasysh edhe shtrirjen e materialit
  • Vizatojnë detajet në pjesët e përvijuara për të treguar se ku ato janë për t'u bashkuar, pozicionet e palave, xhepave, vrimat e pullave të rrobave, të qepjeve dekorative në pjesët e këpucëve apo të filiqeve mbi kanavacë, duke përdorur kompjuter ose mjete të tjera të hartimit të skicave
  • Përgatitin modele për veshje të ditës dhe për ato të mbrëmjes
  • Krijojnë modele kryesisht me dorë , por mund të përdorin edhe sisteme të kompjuterizuara
  • U përgjigjen kërkesave për modele për ngjarje të veçanta, individë të shquar, si edhe kërkesave të tjera
  • Modifikojnë modelet ekzistuese dhe hartojnë modele të reja
  • Kryejnë punime të tjera të ngjashme si këto
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës
loading...
Loading...